Politike

Negociatat dhe metodologjia e re e zgjerimit/ Rama nga SHBA: E meritojmë. Por jam zhgënjyer mjaftueshëm nga vendet e BE, prok

6 Shkurt 2020, 09:01 Nga DOSJA
Negociatat dhe metodologjia e re e zgjerimit/ Rama nga SHBA: E meritojmë.

SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA, po zhvillon një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut,  për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se me muxhahedinët, Shqipëria mori një risk, por theksoi se për këtë kanë mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve.

“Sfidë e përbashkët është Irani dhe ju e dini që kemi një problem me këtë vend dhe sigurisht në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm që kemi marrë risk, bashkë me SHBA-në për të ndihmuar njerëz që jeta e tyre u kërcënohen. Ne e dimë që Ballkani është më mirë sot falë SHBA-së dhe vendeve partnere. Sigurisht nuk jemi ende atje ku duhet të jemi dhe ne mbështetemi shumë tek ndihma e amerikanëve. Si komb shqiptar,jemi në një pozitë më të mirë.”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

“95% e shqiptarëve e duan integrimin në BE. Metodologjia e re e BE-së  sa vjen dhe po bëhet më drejtë. Duhet të presim momentin për negociata. Ne e kemi merituar hapjen e negociatave.   Nuk po flasim  për t’u bërë anëtarë , por për të hapur negociatat. Ne i plotësuam ato që na thanë në letër.  Reforma në Drejtësi është një reformë reale dhe është bërë e mundur falë SHBA-së dhe falë mbështetjes së BE-së.”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një ditë më parë një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Michael Pompeo. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ka folur me Pompeo për rindërtimin, paketën anti-KÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë Serbi. Vetë Pompeo quajti Shqipërinë aleat të SHBA për partneritetin e tij të palëkundur dhe rolin e saj si udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

J.V, A.M/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në shba rama vizite ne shba edi rama në shba rama vizite ne shba

Sondazh

Poll