Politike

Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike/ Basha: Po rrezikohet borxhi publik, PPP-të po shkatërrojnë stabilitetin fi

6 Shkurt 2020, 08:26 Nga DOSJA
Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike/ Basha: Po rrezikohet

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria shqiptare rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Kryedemokrati shprehet se Agjencia e Vlerësimit të “Standard & Poor’s” ka njoftuar  se korrupsioni i qeverisë me PPP-të, po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve

“Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve”,shprehet Basha në një postim në Twitter.

Në shkrimin e pulikuar nga Monitor, Agjencia e Vlerësimit të “Standard & Poor’s” vë në dukje se qeveria shqiptare, duke krijuar Korporatën e Investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjese të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe Ministrisë së Financave, krijon një buxhet  dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike korporata e investimeve strategjike lulzim basha korporata e investimeve strategjike lulzim basha

Sondazh

Poll