Aktualitet

"Po kryejmë hetime"/ Çështja “McGonigal”, Dumani: Presim dhe ndihmën juridike nga organet gjyqësore të huaja

Në lidhje me këtë Dumani tha se çështja është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja.

14 Tetor 2025, 18:12 Nga E. D
"Po kryejmë hetime"/ Çështja
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve edhe për dosjen “McGonigal”. Në lidhje me këtë Dumani tha se çështja është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja. Kreu i SPAK gjithashtu theksoi se janë nënshkruar edhe memorandume dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. 

“E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma e autoriteteve gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim. 

Sa për bashkëpunimin me organet ligjzbatuese të huaja, marrëdhëniet janë shumë të mira dhe këtë  thonë edh vetë ato vende, që nga BE-ja dhe deri ën vendet e Amerikës Latine. Kemi nënshkruar edhe memorandume, kemi bërë dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. Kemi bashkëpunim edhe me Serbinë tani, që nuk e kishim më parë. Apo me Eurojust, që i merr edhe shembull hetimet nga SPAK, si dhe me EUROPOL, siç është çështja e kriptomonedhave. Bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha këto vende”, tha kreu i SPAK./Dosja.al

altin dumani spak komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll