14 Tetor 2025, 16:42
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në ambjentet e gjykatës nga autori Elvis Shkambi është zbardhur nga Prokuroria e Tiranës. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e vrasjes, e cila ndodhi më 6 tetor në ambjentet e Gjykatës së Apelit. Bazuar në pajmet e marra nga kamerat e sigurisë, autori Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi së bashku me Ervis dhe Ragip Kurtaj kanë hyrë në ambjentet e sallës numër 3.
Pas shpalljes së vendimit nga Kalaja, autori i krimit të rëndë, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjykatësit Astrit Kalaja. Pasi si ka lënë të palgosur gjykatësin Kalaja, Elvis Shkambi ka qëlluar disa herë drejt babë e bir Ragip Kurtajt dhe Ervis Kurtajt. Ata tentuan të largoheshin nga salla, por pumbat kanë prekur pjesë të trupit të tyre. Nga goditja me armë kanë mbetur të plagosur Ervis Kurtaj në krahun e djathtë, ndërsa Ragip Kurtaj është dëmtuar në anën e majtë të brinjëve.
Pas krimit të rëndë ku humbi jetën gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja, policia ka sekuestruar armën e përdorur për kryerjen e krimit nga autori Elvis Shkambi. Polica ka gjetur më vonë edhe automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit, ku dhe janë gjetur dhe sekuestruar 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm.
Si ndodhi ngjarja e rëndë ?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./Dosja.al
astrit kalaja elvis shkambi gjon shkambi
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:47
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka listuar disa problematikat që janë...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:44
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Altin Dumani deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Legjeve se SPAK ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptar...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:40
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ka pasur tendencë në rritje. ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:37
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore mbetet në vlera të larta...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:30
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani duke raportuar në Komisionin e Legjive deklaroi se 105 persona rezultojnë të ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:25
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar 66.5 milionë euro pasuri dhe theksoi se ka pasur rritje të...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:18
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani duke raportuar në Komisionin e Ligjeve theksoi se SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë e...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:13
E.d
Foto ilustruse
ITALI - Policia italiane ka goditur një grup trafikimi të lëndëve narkotike, e cila e kishte bazën në Shqip&eu...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Një debat ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve mes deputetëve të opozit&eum...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 15:57
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Finikou...