Aktualitet

"Nuk është detyra jonë të arrestojmë njerëz"/ Dumani për operacionin Ura: SPAK kërkoi caktimin e masës që në muajin mars

Bylykbashit tha operacioni dështoi pasi personat e rëndësishëm nuk u arrestuan, pra patën mundësi të iknin dhe operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

14 Tetor 2025, 18:03 Nga E. D
"Nuk është detyra jonë të arrestojmë
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga demokrati Oerd Bylykbashi se përse dështoi operacioni “Ura”. Bylykbashit tha operacioni dështoi pasi personat e rëndësishëm nuk u arrestuan, pra patën mundësi të iknin dhe operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi: Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi.

Në përgjigje Dumani theksoi se SPAK kërkoi caktimin e masave që në muajin mars dhe vendimi u dha 2 muaj më vonë. Dumani gjithashtu theksoi se nuk është detyra e tyre që të arrestojnë njerëz. 

Altin Dumani: Operacioni “Ura” e kam deklaruar SPAK ka depozituar për caktim mase në muajin mars 2025. Dhe vendimi i caktimi të masës është dhënë nga data 5 maj. Dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët e Barit, është koordinuar takimi në Shqipëri më 7 maj, kishin punë përgatitore për të bërë dhe u fiksua data 21. Pse u arrestuan pse jo, e dini mirë nuk detyra jonë të arrestojë njerëz. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll