Aktualitet

"Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar"/ Dumani- Bylykbashit: Kam dërguar hetues në mes të natës, falenderove edhe prokurorin e posaçëm

Dumani gjithashtu theksoi se janë arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025 dhe 38 procedime penale që po ndjeken.

14 Tetor 2025, 17:40 Nga E. D
"Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar"/
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka pyetur Kreun e SPAK, Altin Dumanin në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore. Në përgjigje Dumani tha se Task-Forca nuk ka dështuar dhe SPAK ka regjistruar 44 procedime penale.

Dumani gjithashtu theksoi se janë arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025 dhe 38 procedime penale që po ndjeken. Në fund Dumani përmendi edhe një rast, ku ka dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës, ku edhe vetë Bylykbashki i ka falenderuar. 

“Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete.

Se tani ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë (i drejtohet Oerd Bylykbashit). Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime. Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar njësoj si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”, tha Altin Dumani./Dosja.al

oerd bylykbashi altin dumani

Sondazh

Poll