14 Tetor 2025, 17:34
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur brenda të njëjtës ditë dy tendera të majmë për shpërndarjen e ushqimeve në spitale.
Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, “supën” në Spitalin Ushtarak dhe Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” do e shpërndajnë familja Qefalia dhe Kalaja, të cilët zotërojnë nga 50 % të aksioneve të firmës “Dajti Park 2007”, dikur me emrin “Vllaznia”. E njëjta firmë është hetuar, teksa pronarët e saj në vitin 2018, janë dënuar për “groshët” e të burgosurëve.
Koha ka kaluar dhe si duket ka “shëruar plagët” e firmës dhe pronarëve, të cilët kanë lidhje të forta me mazhorancën. Ish-pronari Ylber Kalaja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg, në muajin korrik 2018.
Menjëherë pas kësaj mase dënimi, Ylberi firmosi në dokument që i falte djalit të tij, Desart Kalaja, 50 % të aksioneve dhe 50 % të tjera ia fali z. Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Kalimi formal i pronësisë ka rezultuar fatsjellës për firmën, tashmë të emërtuar “Dajti Park 2007”. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma ka fituar disa tendera të majmë, madje edhe nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ndërkohë, data 10 tetor 2025 ka qenë tepër fatsjellëse për firmën, me pronar dy familjet Qefalia dhe Kalaja. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, një institucion i krijuar kohët e fundit për të zhvilluar tenderët me shumë zero, e ka shpallur fituese firmën “Dajti Park” në tenderin e Spitalit Ushtarak dhe atë të Maternitetit.

Dokumenti më sipër është shpallja fituesit të tenderit me objekt “shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”, me një kohëzgjatje prej 3 vitesh. Firma “Dajti Park 2007” ka ofruar 125 milionë lekë pa TVSH.
Fituesi është shpallur më datë 10 tetor 2025, ndërkohë që në të njëjtën ditë e njëjta firmë ka marrë të tjera miliona po nga shteti, për një tjetër tender me objekt të ngjashëm.

Në dokumentet që hulumtoi VoxNews, firma në pronësi të familjes Qefalia dhe Kalaja mori edhe tenderin me objekt “gatimi dhe shpërndarje ushqimi (catering) në S.U.O.GJ ‘Mbretëresha Geraldinë’”, me një kohëzgjatje prej 48 muajsh. Në këtë procedurë, Dajti ofroi 107 milionë lekë, ose mbi 1.1 milionë euro.
Firma ka një të kaluar tepër të dyshimtë, me hetime dhe kalime pronësie në mënyrë fiktivë. Duke qenë se pjesëtarët e familjes Qefalia ishin në pushtet, Xhemali deputet dhe Lulëzimi kryetar i Komunës Dajt dhe më vonë Administrator po i Njësisë Dajt, firma ka qenë formalisht te familja Kalaja.

Në disa raste, e njëjta firmë është akuzuar edhe nga opozita se ka fituar në mënyrë të dyshimtë mbi 55 milionë euro në tendera dhe leje ndërtimi. Deklaratat e opozitës janë bërë në vitin 2024, vit në të cilën firma ka dalë me një fitim minimal, duke parë edhe xhiron vjetore me shumë numra. Në dokumentin e bilancit të vitit 2024, të hulumtuar nga VoxNews, firma ka deklaruar një fitim prej 33,300,051 lekë. E gjithë kjo shumë, shkruan firma, është shpërndarë divident./VoxNews
spitali ushtarak
640 0 fd9ec097 5228 46af 82de 2da4d5b94831 1760431152
640 0 5939e698 1eca 43a8 a01f d203e2675efd 1760431150
640 0 05d72f77 c2e5 4341 b131 a96455ae21be 1760431151
640 0 0e59e626 6859 4b6d 9482 c24876b878c5 1760431151
Aktualitet
14 Tetor 2025, 17:25
E.d
Altin Dumani
TIRANË - Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se SPAK e ka rritur numrin e ç...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në ambjentet e gjykatës nga autori Elvis Shkambi është zba...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:47
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka listuar disa problematikat që janë...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:44
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Altin Dumani deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Legjeve se SPAK ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptar...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:40
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ka pasur tendencë në rritje. ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:37
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore mbetet në vlera të larta...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:30
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani duke raportuar në Komisionin e Legjive deklaroi se 105 persona rezultojnë të ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:25
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar 66.5 milionë euro pasuri dhe theksoi se ka pasur rritje të...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:18
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani duke raportuar në Komisionin e Ligjeve theksoi se SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë e...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 16:13
E.d
Foto ilustruse
ITALI - Policia italiane ka goditur një grup trafikimi të lëndëve narkotike, e cila e kishte bazën në Shqip&eu...