Aktualitet

"Po përballemi me presione nga politika dhe krimi"/ Dumani në Komisionin e Ligjeve: Institucionet publike nuk referojnë rastet e korrupsionit

Sipas Dumanit kjo rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. 

14 Tetor 2025, 18:06 Nga E.d

"Po përballemi me presione nga politika dhe krimi"/ Dumani

TIRANË -Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se SPAK po përballen me presionin e e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar. Sipas Dumanit kjo rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. 

Dumani tha se mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve.

“Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese.

Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani./Dosja.al

spak altin dumani aktorë politikë

Sondazh

Poll