Aktualitet

"SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave"/ Dumani te Ligjet: element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë...

Dumani tha se është rritur vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara dhe se po kryejnë hetim pasuror për personat që kanë të identifikuar.

14 Tetor 2025, 17:25 Nga E.d
"SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e
Altin Dumani

TIRANË - Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Dumani tha se është rritur vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara dhe se po kryejnë hetim pasuror për personat që kanë të identifikuar.

Kreu i SPAK theksoi se një element i rëndësishëm për këtë është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë. Në fund Dumani deklaroi se ka ardhur koha që të diskutohet  me homologët për ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve.

“Tani është momenti që të kemi një sektor analize, sepse ato punë që janë bërë ndër vite, kanë nevojë të analizohen. Pasi një njësi analize  e mirë, shërben jo vetëm për të hetuar. Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë.

Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një cështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në sistem për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani./Dosja.al

 

altin duamni spak komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll