Aktualitet

"Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar..."/ Dumani: Unë s’do rikandidoj, por 11 prokurorëve të SPAK u mbaron mandati brenda 1 viti

Dumani tha se nuk ka aq burime njerzore sa ti zëvendësojmë këta prokurorë.

14 Tetor 2025, 17:54 Nga E. D
"Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar..."/
Altin Dumani

TIRANË - Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se në përfundim të mandatit të tij nuk do të rikandidoj më dhe se 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Dumani tha se nuk ka aq burime njerzore sa ti zëvendësojmë këta prokurorë.

Ai tha se këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite, ndaj nuk mund të pengohet puna e tyre. Dumani u shpreh gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se Shqipëria, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar. 

“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim.

Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm. Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha Dumani./Dosja.al

altin dumani spak 11 prokurorë

Sondazh

Poll