Aktualitet

“Na duhet një ‘Diellë’”/ Seanca për “Sterilizimin”, ish-ministri Ilir Beqaj: CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, i bie të blesh akuzën

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

14 Tetor 2025, 15:00 Nga E. D
“Na duhet një ‘Diellë’”/ Seanca për
Ilir Beqaj

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për Sterilizimin është shtyrë sërish. Shtyrja e seancës është bërë për t’i dhënë kohë avokatëve të Ilir Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtën e tij.

Gjithashtu senca e sotme është zhvilluar me debate mes palëve. Përplasjet vazhdojnë pas ndryshimit të akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”.

"Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykata sepse e ka ndarë çështjen time.

Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës. Po na duhet një “Diellë” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni Drejtorinë e Burgjeve që të ma lejojë," tha Ilir Beqaj. 

Po ashtu avokati i Beqajt theksoi se klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar. Sakaq, gjykata vendosi ta shtyjë seancën për në datën 30 tetor ora 12:00.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al

 

ilir beqaj

Sondazh

Poll