Aktualitet

"Ka pasur nevojë për risistemim", Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal: S’ka asnjë argument, po ndryshohet vetëm se është i 1995

Çela tha se përsa i përket Kodit të ri Penal, që ka vetëm dy argumente për ndryshimin e tij, që është i vitit 1995, sipas tij ky as nuk qëndron si argument. Ai shtoi se Kodi Penal ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat.

14 Tetor 2025, 13:01 Nga M.L
"Ka pasur nevojë për risistemim", Prokurori i
Olsian Çela

TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë kundër Kodit të ri Penal. Në Komisionin e Ligjeve, Çela tha se përsa i përket Kodit të ri Penal, që ka vetëm dy argumente për ndryshimin e tij, që është i vitit 1995, sipas tij ky as nuk qëndron si argument. Ai shtoi se Kodi Penal ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat.

Çela deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo shoqërore për të zëvendësuar Kodin aktual, duke theksuar se ai ka funksionuar me sukses për gati 30 vjet. Çela, në anën tjetër, paralajmëroi se ndryshimet kozmetike, pa një analizë të thelluar, rrezikojnë të prishin ekuilibrat në sistemin penal shqiptar.

"Unë sot nuk kam një informacion alakitim për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit. Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I995 që nuk është argument, dhe integrimi evropian. Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat. E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë as kapacitet", tha Çela./Dosja.al

olsian Çela

Sondazh

Poll