Aktualitet

Të shapllur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen tre persona në Tiranë

Dy të arrestuarit 34 dhe 35 vjeç, ishin shpallur në kërkim më parë nga policia, pasi akuzoheshin për krime ekonomike dhe krime ndaj personit.

14 Tetor 2025, 14:15 Nga E.d

Të shapllur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në

Foto ilustruse

TIRANË - Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë vjedhur sasi parash dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe biznese. Dy të arrestuarit 34 dhe 35 vjeç, ishin shpallur në kërkim më parë nga policia, pasi akuzoheshin për krime ekonomike dhe krime ndaj personit.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. Për 43-vjeçarin e arrestuar Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Policia po heton më shumë mbi rastet, ndërsa të arrestuaruit priten të përballen me drejtësinë.

Njoftimi i policisë

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”. Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar për krime ekonomike. Të dy të ndaluarit, shtetas me precedentë penal. Gjithashtu, vihet në pranga 1 shtetas i kërkuar për dhunë në familje.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i kontrolleve periodike dhe atyre të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin “Penaliteti”, në kuadër të të cilit: shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Z. Sh.Rr., 35 vjeç me precedent jashtë vendit, për krime ekonomike dhe krime kundër personi, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe subjekte;

shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, M. V., 34 vjeç me precedent për vjedhje, pasi gjatë muajit shtator 2025, dyshohet se ka vjedhur xhirot ditore në 2 subjekte në njërin prej të cilëve, ishte i punësuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Xh., 43 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

policia krime ekonomike dhuna në familje

Sondazh

Poll