Aktualitet

Indrit Doda emërohet drejtor në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

Doda, më herët ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

14 Tetor 2025, 14:29 Nga DOSJA
Indrit Doda emërohet drejtor në Shërbimin e Kontrollit të
Indrit Doda

TIRANË- Indrit Doda do të drejtojë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Emri i tij u firmos nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Doda, më herët ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në kampet në Lindjen e Mesme, për të cilat është dekoruar me medalje trimërie. Në atë periudhë, Indrit Doda mbante detyrën e shefit të operacioneve speciale. Ai është diplomuar në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është njohës i disa gjuhëve të huaja./Dosja.al

indrit doda

Sondazh

Poll