Aktualitet

FOTO/ Operacioni rrufe në Elbasan! Ky është LOKALI ku zbarkoi policia dhe vuri në pranga 14 persona

Operacioni i befasishëm është zhvilluar nga Policia e Elbasanit ka çuar në arrestimin në flagrancë të 14 personave, të cilët u kapën në këtë lokal në zonën e Bradasheshit.

14 Tetor 2025, 13:21 Nga M.L
FOTO/ Operacioni rrufe në Elbasan! Ky është LOKALI ku zbarkoi
Lokali në Elbasan

ELBASAN- Ky është bar restorant "Zykollari" ku policia arrestoi në flagrancë 14 persona ditën e djeshme, një pjesë e të cilëve kishin me armë pa leje. Biznesi është në pronësi të Tauland Zykollarit, i cili është arrestuar gjithasht në operacionin e policisë.

Operacioni i befasishëm është zhvilluar nga Policia e Elbasanit ka çuar në arrestimin në flagrancë të 14 personave, të cilët u kapën në këtë lokal në zonën e Bradasheshit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.

Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, ndërsa konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit, dhe po vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Emrat e disa prej te arrestuarve: 

- Endri Doda, 43 vjeç -armë mbajtje pa leje

- Ervin Cani, 35 vjeç -armë mbajtje pa leje
- Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje pa leje

- Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
- Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie

- Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
- Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie (pronar i kompanise hidrosanitare Delta)

- Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
- Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie

- Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
- Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie

- Taulant Zykollari
- Arjan Doda.  / Dosja.al

operacioni ne elbasan

Sondazh

Poll