Aktualitet

Mbante me vete dy krehër automatiku dhe një thikë, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

44-vjeçari banues në Kurbin është arrestuar në flagrancë nga forcat blu.

14 Tetor 2025, 13:51 Nga E.d
Mbante me vete dy krehër automatiku dhe një thikë,
Foto ilustruse

LEZHË - Polica ka arrestuar sot një 44-vjeçar, pasi mbante me vete një një thikë dhe 2 krehra automatiku. 44-vjeçari banues në Kurbin është arrestuar në flagrancë nga forcat blu. Polica ka sekuestruar në cilësinë e provës material një thikën dhe dy krehra automatiku, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se posedonte një mjet prerës (thikë) dhe 2 krehra automatiku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’‘, njofton policia./Dosja.al

kurbin 44 vjeç thikë

Sondazh

Poll