Aktualitet

“Më dukeni si magazinier pa magazinë”, vazhdojnë ironitë dhe batutat te 'Ligjet'! Korreshi-Manjës: Pse mërzitesh, prokuror ke qenë o burrë ç’ke

Ashtu si në dalje të mëparshme publike, Korreshi e shoqëroi fjalën e tij me nota ironie dhe humor, duke e bërë ndërhyrjen e tij një nga momentet më të spikatura të seancës.

14 Tetor 2025, 14:41 Nga M.L
“Më dukeni si magazinier pa magazinë”, vazhdojnë
Korreshi

TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili po raporton për gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024. Ashtu si në dalje të mëparshme publike, Korreshi e shoqëroi fjalën e tij me nota ironie dhe humor, duke e bërë ndërhyrjen e tij një nga momentet më të spikatura të seancës.

“Më dukeni si magazinier pa magazinë”, i tha ai kryeprokurorit, teksa më pas ka ndërhyrë Manja për t’i thënë që pyetjet t’i bëjë pa komente.

Korreshi: Pse mërzitesh, mo u mërzit, se prokuror ke qenë dhe ti

Manja: Jo nuk mërzitem

Korreshi: Prokuror ke qenë o burrë, ç’ke?

Manja: Përmblidhni pyetjen

Korreshi: Unë me nder teje avokat. / Dosja.al

olsian Çela saimir korreshi

Sondazh

Poll