Bota

Përloti skenën e Sanremos, kush është djali me sklerozë të shumëfishtë që dha mesazhin e fuqishëm (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 08:03 Nga DOSJA
Përloti skenën e Sanremos, kush është djali me sklerozë

ITALI “Nëse ata ju thonë se ëndrrat nuk realizohen, dijeni që kufijtë janë vetëm brenda jush”. Këto ishin fjalët prekëse që përlotën skenën e Sanremos. Paolo Palumbu, megjithë sklerozën e shumëfishtë që e preku në moshën 18 -vjeçare, gjeti forcën për të bërë shumë gjëra me mbështetjen e familjes së tij. Gjithashtu solli një mesazh shprese në skenën e teatrit “Ariston”.

Emocione të forta për Paolo Palumbo, kuzhinier i ri 22-vjeçar nga Sardenja, i cili përkundër sklerozës së shumëfishtë amyotrofike doli në skenën e Sanremos i shoqëruar nga vëllai i tij që e quajti si “këmbët dhe krahët e mi” dhe nga reperët Kumalibre, Cristian Pintus, dhe Andrea Cutri që drejton orkestrën.

Kënga “Io io con Paolo”,  që  kishte shkruar  Paolo Palumbo, pacienti më i ri Sla në të gjithë Evropën, ishte mjaft prekëse. Ai e kishte shkruar tekstin me anë një aparati që lexonte sytë e tij, pasi që prej sëmundjes, Paolo Palumbo nuk mund të fliste dot.

Por, sëmundja që i hiqte zërin nuk e pengoi që ai ta këndonte duke udhëhequr me sytë e tij “komunikuesin vokal” që i dha përsëri fjalën në një farë mënyre. Pas performancës, ai doli në skenën e teatrit “Ariston” duke dhënë një mesazh që preku zemrat e publikut dhe përtej.

 

 

❤️

A post shared by Paolo Palumbo (@paolopalumbofinalmenteabili) on


“E imja nuk është historia e një djali fatkeq, por i një djali që nuk ka hequr dorë” – është mesazhi që Paolo lansoi me zërin metalik të sistemit me të cilin ai komunikon me pjesën tjetër të botës falë lëvizjes së syve të tij.

“Kufijtë janë vetëm brenda nesh. Mos harroni se koha që kemi është e kufizuar dhe është në mendje që paaftësitë më të rënda ngecin “.

Këto ishin disa nga fjalët e djalit me shpirt artisti, që nuk u dorëzua, pavarësisht sfidave me të cilat e përballi jeta, duke qenë një shembull për të gjithë njerëzit që stepen të realizojnë ëndrrat e tyre.

 

Sot është nata e tretë e festivalit të madh italian “Sanremo 2020”. Dy netë më parë pjesë e skenës kanë qenë zëra të mëdhenj të muzikës italiane, duke përfshirë Massimo Ranierin, Tiziano Ferro-n, dhe grupin e famshëm “Ricchi e poveri”, duke dhurar magji në skenën e teatrit Ariston. Në mbrëmjen e sotme do të jetë radha e Georgina Rodriguez, e njohur si e dashura e Cristiano Ronaldos, dhe prezantueses shqiptare Alketa Vejsiu. Mbrëmjen e fundit do ta prezantojë Novello dhe Leotta, madje do të jetë edhe prezantuesja historike Mara Venier. Festivali do të zgjasë deri më 8 shkurt, dhe pritet të ketë plot surpriza.

Burimi: repubblica.it

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota paolo palumbo perlotet publiku sanremo teatri ariston paolo palumbo perlotet publiku sanremo teatri ariston

Sondazh

Poll