Bota

Treni del nga shinat, vdesin dy shoferët dhe plagosen 30 pasagjerë në Itali

6 Shkurt 2020, 08:24 Nga DOSJA
Treni del nga shinat, vdesin dy shoferët dhe plagosen 30 pasagjerë

ITALI– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident hekurudhor në Lodi, në afërsi të  Casal Pusterlengo. Ky tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat në orën 5:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Mediat e huaja kanë shkruar se si pasojë e këtij aksidenti  ka humbur jetën të paktën një shofer ndërsa një tjetër është zhdukur.

Rreth 30 pasagjerë të tjerë raportohen si të lënduar  dhe po marrin mjekimin e duhur.

Përveç këtyre dy shoferëve, duket se personi i vetëm që është lënduar rëndë është një pastrues hekurudhor, megjithëse gjendja e tij nuk vlerësohet si e rrezikshme për jetën.

Nga aksidenti kanë dalë nga shinat dy vagona të trenit së bashku me lokomotivën. Ndërkohë, trafiku në këtë linjë hekurudhore është pezulluar për të paktën 60 minuta.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mundohen të tërheqin trenin dhe të zhbllokojnë rrugën.

Burimi: Mirror

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 30 te plagosur ne itali itali vdesin dy shoferet e trenit 30 te plagosur ne itali itali vdesin dy shoferet e trenit

Sondazh

Poll