Bota

Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit: Të lutem, mos hiq taksën ndaj Serbisë

6 Shkurt 2020, 08:52 Nga DOSJA
Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit: Të lutem, mos hiq

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka nisur një letër të hapur kryeministrit të ri Albin Kurti, ku i lutet të mos heqë taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj i ka kërkuar ta rikonsiderojë vendimin e tij duke i kujtuar të këqijat që Serbia i ka bërë Kosovës.

Letra i është dërguar përmes një njoftimi në rrjetet sociale ku Haradinaj i thotë: Mos e heq taksën Albin, të lutem.

Letra e Plotë:

I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida, por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice, dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

Ramushi

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re, Kurti bëri betimin para deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallën pas votimit të kabinetit të ri.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti haradinaj leter te hapur kurtit ramush haradinaj albin kurti haradinaj leter te hapur kurtit ramush haradinaj

Sondazh

Poll