Meta në SHBA, publikon pamje nga takimi me Mike Pompeon/ Presidenti shfaqet i qeshur:I konfirmova mbështetjen e Shqipërisë (
6 Shkurt 2020, 08:14Nga DOSJA
SHBA- Presidenti Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës në SHBA, sekretarin amerikan të shtetit Michael Pompeo, në darkën e organizuar me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Në një postim në Facebook Meta ka deklaruar se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
“I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës. Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.”, shprehet Meta.
Presidenti Meta gjatë qëndrimit në SHBA pritet të takojë zyrtare të lartë të Administratës Amerikane, në Kongres dhe në Senat. Ndërkohë që në SHBA në një vizitë zyrtare ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një takim me Pompeo-n.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka debatuar sot me inxhinierin, Arben Meçe, pasi ky i fundit hodhi akuza të drejtëpërdrejt...
TIRANË– Ish- ministri i mbrojtjes në kohën e qeverisë së PD, Gazmend Oketa ka komentuar shifrën 985 milion euro që qeveria publikoi sot për dëmet nga tërme...
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në një reagim n...
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ka folur me Po...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo priti të mërkurën në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas zëdhënëses Morgan O...
TIRANË- Të gjithë qytetarët udhëtojnë drejt Arabisë Saudite tashmë nuk kanë nevojë që të kenë një vizë. Me anë të një vendimi, Qeveria shqiptare ka miratua...
TIRANË- Sekretari i Përgjishëm i Partisë Demoratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për sulmet e këtij të fundit kundër atyre që...
SHBA– Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Sekretarin Amerikan të Shtetit. Mike Pompeo. Rama takimin e ka bërë publik në Facebook, ku tregon në pak sekonda se ka...
TIRANË- Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas miratimit të metodologjisë së re për integrimin në Bashkimin Evropian. Në një rea...