Politike

"Londra ka ikur në drejtim të paditur"/ Batutat e Ramës me Von der Leyen: Detyrat ne i bëjmë për veten tonë

Në konferencën me presidenten e KE, Rama u shpreh se Shqipëria është me fat që ndodhet në mes të Evropës dhe se ka mbështetjen e Bashkimit Europian

13 Tetor 2025, 11:37 Nga I.A
"Londra ka ikur në drejtim të paditur"/ Batutat e Ramës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta për largimin e Anglisë nga Bashkimi Evropian. Në konferencën me presidenten e KE, Rama u shpreh se Shqipëria është me fat që ndodhet në mes të Evropës dhe se ka mbështetjen e Bashkimit Europian

"Kur thua 2027, do të thotë që brenda këtij viti do të mbyllen grupkapitujt. Ne duhet të bëjmë detyrat këtu, kapitull për kapitull, plus dhe në planin e rritjes. Nëse marrim një vlerësim pozitiv është si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkon BE, as të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin, as në Paris, apo në Berlin, apo në… Më erdhi të them Londër, por Londra ka ikur në drejtim të paditur, ose në Romë. Detyrat i bëjmë për veten tonë, e bëjmë Shqipërinë më të fortë e funksional si shtet, Procesi i integrimit për ne është një proces shtetbërje demokratike," tha Rama./Dosja.al

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll