Politike

Raportet e Shqipërisë me BE-në kanë ndryshuar"/ Rama: Në Bruksel nuk dhurohet asgjë, duhen fituar të gjitha

Në fjalën e tij gjatë konferencës me Von der Leyen, Rama deklaroi se tashmë raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian kanë ndryshuar.

13 Tetor 2025, 11:23 Nga I.A
Raportet e Shqipërisë me BE-në kanë ndryshuar"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me deklaratat kontraverse që ka patur më parë në lidhje me Brukselin për anëtarësimin e vendit. Në fjalën e tij gjatë konferencës me Von der Leyen, Rama deklaroi se tashmë raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian kanë ndryshuar.

"U bë disa kohë që jetojmë në raportet mes Shqipërisë dhe BE. Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë dhe duhet t’i fitosh të gjitha. Ky proces nuk do ndodhte me këtë shpejtësi nëse nuk do kishte vullnet të madh. Ballkani Perëndimor duhet mbështetur dhe Shqipëria duhet mbështetur. Viti 2027 nuk është një vit që e pamë në ëndërr këtu në Tiranë, por e kemi përcaktuar së bashku me Komisionin Europian dhe lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu. Me reformat masat që janë të gjitha të detajuara dhe kanalizuara. Nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm, në 2027 do t’ja dalim të bëjmë detyrën tonë. Më pas do kemi periudhën ku vendet anëtare do të duhet të shprehen një e nga një. Unë jo e e besoj por e kam bindje absolute që ne të arrijmë objektivin e 2027. Siç e kam bindjen absolute që presidentja nuk lëviz nga objektivi i saj," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll