Politike

"Bashkëpunimi me BE"/ Von der Leyen: Ndryshime të forta ekonomike për vendin

Gjatë fjalës së saj në konferencën me Ramën, Von der Leyen ka deklaruar se afrimi në BE ka bërë që ekonomia shqiptare të fitojë akses në tregun e përbashkët evropian. 

13 Tetor 2025, 11:18 Nga DOSJA
"Bashkëpunimi me BE"/ Von der Leyen: Ndryshime të forta
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se bashkëpunimi i Bashkimin Evropian sjell ndryshime të forta në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në konferencën me Ramën, Von der Leyen ka deklaruar se afrimi në BE ka bërë që ekonomia shqiptare të fitojë akses në tregun e përbashkët evropian. 

Në fund, Presidentja u shpreh se vitin e ardhshëm do të hiqen tarifat roming vitin e ardhshëm. 

"Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të dyfishojë planin në Ballkanin Perëndimor. Dhënia e 100 mln euro, tani do zbatohet ky plan, ju keni bërë shumë punë të mirë, dhe plani i rritjes ka 1 mld euro afërsisht dhe Shqipëria është drejt kësaj rruge. Vitin që vjen do heqim tarifat roaming. Mesazhi im i fundit është ky, zgjerimi nuk është çështje politike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën, 90% e shqiptarëve do votonin për BE, sipas studimeve. Ky është sinjali më i qartë. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një Bashkim Evropian të fortë. I dashur Edi të uroj çdo suksese në rrugën drejt BE dhe unë do t’u mbështes”, u shpreh ajo./Dosja.al

Sondazh

Poll