Politike

Ursula von der Leyen: Mbyllja e negociatave deri në 2027 është ambicioze 

Von der Leyen theksoi se vendi ynë ka bërë një rrugë të gjatë dhe një progres të mrekullueshëm për anëtarësimin.

13 Tetor 2025, 11:11 Nga M.L
Ursula von der Leyen: Mbyllja e negociatave deri në 2027
Ursula von der Leyen

TIRANA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur për anëtarësimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Von der Leyen theksoi se vendi ynë ka bërë një rrugë të gjatë dhe një progres të mrekullueshëm për anëtarësimin. Më tej ajo shtoi se qëllimi ambicioz i Shqipërisë është mbyllja e negociatave deri në 2027.

"Kënaqësi të kthehem në Shqipëri e të nis turin tim këtu. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Planifikojmë këtë vjeshtë të hapin kapitullin e fundit. Qëllimi juaj është mbyllja e negociatave deri në 2027, kjo është ambicioze por ne na pëlqen ambicja. Momenti gjeopolitik është këtu dhe lufta në Ukraina ka riformësuar duke bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, ne jemi me ju dhe ju jeni plotësisht në përputhej me BE. Ne veprojmë si një," tha Von der Leyen./ Dosja.al

ursula von der leyen konference edi rama

Sondazh

Poll