Politike

Takimi me Begajn dhe Ramën, Presidentja e KE: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së! Gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi

Gjatë vizitës në kryeqytetin shqiptar, ajo zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe mbështetjen e BE-së për reformat në vend.

13 Tetor 2025, 10:39 Nga M.L
Takimi me Begajn dhe Ramën, Presidentja e KE: Shqipëria, në
Foto ilustruese

TIRANA-  Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur zyrtarisht turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, me ndalesën e parë në Tiranë. Gjatë vizitës në kryeqytetin shqiptar, ajo zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe mbështetjen e BE-së për reformat në vend.

Në një postim në rrjetin social X, von der Leyen u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke theksuar progresin e shënuar gjatë viteve të fundit.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së, me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi,” shkroi ajo.

Postimi i Presidentes së Komisionit Europian:

Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës./ Dosja.al

ursula von der leyen edi rama bajram begaj

Sondazh

Poll