Politike

"Ukrainën e mbështesim"/ Rama: Von der Leyen mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj vendit tonë

Në fjalën e tij kreu i qeverisë deklaroi se Presidentja Von der Leyen mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj vendit tonë.

13 Tetor 2025, 11:08 Nga I.A
"Ukrainën e mbështesim"/ Rama: Von der Leyen mbetet e
Edi Rama

TIRANAKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë, që shënon edhe nisjen e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij kreu i qeverisë deklaroi se Presidentja Von der Leyen mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj vendit tonë. Ndër të tjera si shtoi se përsa i përket luftës Ukrainë-Rusi, janë dakord që duhet të vijojnë të mbështesim pa rezervë Ukrainën.

"Do vijojmë të kryejmë me përpikmëri të gjitha detyrat që kemi marrë përsipër. Kemi folur për forcimin e bashkëpunimit në rajon, duke patur parasysh domosdomërinë që të lidhemi shumë më fort, qënies sonë në zemër të Europës. Kemi prekur edhe cështjen e rezistencës së Ukrainës ndaj agresionit rus dhe edhe në këtë pikë jemi dakord që duhet të vijojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën, aty vec të tjerësh zhvillohet edhe një përplasje mes një mënyrë të të parit të botës dhe të bashkëjetëses bazuar mbi meritë dhe të të parit të botës në në mënyrë që i sfidon këto vlera dhe parime. E falenderoj Von der Leyen jo vetëm për faktin që kthehen në rajon, në Shqipëri, por që rikthehet e palëkundur në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE," tha Rama./Dosja.al

edi rama von der leyen

Sondazh

Poll