Politike

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut: Ka pasur tendenca për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Gjatë një konference për mediat të mbajtur këtë të hënë, Kurti theksoi se është e domosdoshme të sqarohet çdo dyshim lidhur me integritetin e zgjedhjeve lokale, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse. 

13 Tetor 2025, 10:49 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti kërkon hetim për votimet
Albin Kurti

TIRANA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar zhvillimin e një hetimi të plotë për ngjarjet në Mitrovicën e Jugut, duke pretenduar se në këtë komunë ka pasur tendenca për ndërhyrje në procesin zgjedhor. Gjatë një konference për mediat të mbajtur këtë të hënë, Kurti theksoi se është e domosdoshme të sqarohet çdo dyshim lidhur me integritetin e zgjedhjeve lokale, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse. 

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndodhet në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë, çka e bën procesin zgjedhor veçanërisht të ndjeshëm dhe me interes të lartë publik.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Më lejoni të falënderoj qytetarët tonë për maturinë e treguar dje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Të nderuar qytetar, LVV ka një histori vetëm 12 vjeçare në pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë treguar rritje.

Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve Podujevë Kamenicë dhe Shtime, me votat nga diaspora mund të dalë që mund të fitojmë edhe Gjilanin pa balotazh. Jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh.

Këto janë rezultate preliminare dhe pritet ende numërimi i votave të diasporës dhe me shkurt. Këto tregojnë qartë se LVV e ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor por edhe është rritur akoma. Synimi ynë është i qartë, që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna./ Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll