Politike

U ankua se nuk u zgjodh anëtare e Kushtetueses, Gjykata Administrative rrëzon Llagamin

Gjykata e Lartë ka zgjedhur Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, për shkak të pikëve më të larta që kishte. 

13 Tetor 2025, 10:40 Nga I.A

U ankua se nuk u zgjodh anëtare e Kushtetueses, Gjykata Administrative

TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e Naureda Llagamit për moszgjedhjen e kësaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e Lartë ka zgjedhur Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, për shkak të pikëve më të larta që kishte. 

Por Llagami e ka ankimuar këtë vendim, me pretendimin se ajo ka marrë 9 vota, por një prej tyre është shpallur e pavlefshme. Sot Gjykata ka vlerësuar se ankimi i saj është jashtë juridiksionit të saj.

Me këtë vendim të gjykatës, Asim Vokshi mbetet gjyqtari i zgjedhur për Gjykatën Kushtetuese. Vokshi mori 6 vota, ndërsa Llagami 8, por për shkak se nuk u arrit shumica prej 3/5, pra 9 vota, fitues u shpall Vokshi për shkak të pikëve më të larta të vlerësuara nga KED./Dosja.al

gjykata administrative naureda llagami

Sondazh

Poll