Politike

"KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin patronazhistët"/ Berisha denoncon: Reformën e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara, Donald Lu dhe Vlahutin

Kjo sepse sipas tij ato poste ruhen nga patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë 8 vite në sistemin e drejtësisë.

8 Tetor 2025, 13:31 Nga E.d

"KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar KLGJ-në dhe KLP-në për korrupsion. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Berisha tha se e 80 përqind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar. Kjo sepse sipas tij ato poste ruhen nga patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë as vitet minimale në sistemin e drejtësisë.

Kryetari i PD-së tha se makineria propagandistike Rama-Soros nxirrte korrupsionin në drejtësi në shifra që nuk ishin të vërteta, vetëm që të justifikonte shpërbërjen e sistemit të drejtësisë. Sipas tij ishte kjo ajo që prishi sistemin e drejtësisë në vend.

"Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë pengu është sot ai që quhet sistem drejtësie.
Ju keni dëgjuar dhe keni lexuar se 80 përqind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar.
Shikoni korporatat e turpit. KLGJ dhe KLP, qeveritë kushtetuese të tyre, nuk emërojnë kryetarët.
Po a e dini pse? Motivet janë ultrakorruptive.
Ose se ata që janë, që plotësojnë kriteret, sepse Kushtetuta ka përcaktuar kritere për të qenë kryetar, 8 vite apo 10 vite, nuk plotësojnë kriteret.

Ose ata i plotësojnë kriteret dhe paguajnë qimet e kokës për të marrë atë vend.
Dhe së fundmi, ato ruhen të gjitha për patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë 8 vite në sistemin e drejtësisë.
Shikoni se çfarë kapje të tmerrshme i kanë bërë drejtësisë.
Se çfarë pamëshirësie.
Këta mafiozë, këto tentakula mafioze...
Pra, këta kanë vënë rregull që magjistratët duhet të kenë bërë disa vite në administratë. Duhet të jenë patronazhistë.
Ligji e thotë se magjistratët para se të hyjnë në Shkollë Magjistrature duhet të jenë patronazhistë.
Tani këta patronazhistë kanë mbaruar, disa prej tyre. Por problemi është se nuk plotësojnë kushtin kushtetues.
Dhe po të lexosh pollet, pollet thonë drejtësia e re më e pëlqyera.
Historia e më e turpshme e manipulimit të opinioneve.


Më kujtohet sot, janë pollet, i kam këtu, në vitin 2012-13 sigurisht kishte korrupsioni, por të themi të vërtetën, korrupsioni i drejtësisë ishte mbrapa korrupsionit të shëndetësisë dhe policisë. Dhe ishin agjenci ndërkombëtare që e bënin këtë.
Kishte, nuk them se nuk kishte, por nuk ishte i pari.
Dhe makineria propagandistike e Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës e nxirrte korrupsionin në drejtësi në shifra që nuk ekzistonte kurrë, vetëm që të justifikonte shpërbërjen e sistemit të drejtësisë.
Dhe tani jemi të shqetësuar për stokun e dosjeve. Nuk je i shqetësuar që kanë humbur shqiptarët të drejtën e procesit ligjor mor zotëri?


Dhe e bënë reformën, e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara të huaja që kanë shkelur në Shqipëri, Donald Lu dhe Vlahutin. Që shkoi e mori në qafë edhe drejtorin e OLAF-it për korrupsionin e saj.
Kjo është e vërteta." tha Berisha./Dosja.al

 

pd sali berisha klgj dhe klp

Sondazh

Poll