Politike

Mblidhet grupi parlamentar i PD-së/ Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij, Koçiu lau duart

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Rama në 2020-n kishte anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit të përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

8 Tetor 2025, 13:06 Nga E.d
Mblidhet grupi parlamentar i PD-së/ Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar vrasjen e gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Rama në 2020-n kishte anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit të përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Kreu i PD-së tha se Rama ja hoqi këtë kopetencë policisë së shtetit dhe ja dha policisë private, të cilën ai e quan "policia e xhepit. Berisha u ndal edhe tek deklarata e Ministres Albana Koçiu mbi vrasjen e gjykatësit Kalaja, ku shtoi se Koçiu "lau duart" duke deklaruar se policia e shtetit nuk ishte fajtore.

"Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë! Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.

Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror. Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit. Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit. Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte. Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen," tha Berisha./Dosja.al

pd astrit kalaja sali berisha

Sondazh

Poll