Politike

"Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë"/ Berisha: Janë qindra të vrarë në 4-5 vitet e fundit për shkak të vetëgjyqësisë

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se vendimet e gjykatësve të cilët kanë  qenë në përputhje me ligjin, janë ndyshuar.

8 Tetor 2025, 13:20 Nga E.d

"Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor

TIRANË - Sali Berisha ka komentuar vrasjen e gjykatesit Astrit Kalaja, duke thënë se shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se vendimet e gjykatësve të cilët kanë  qenë në përputhje me ligjin, janë ndryshuar. Për ta mbështetur këtë, ai solli shembujt e vendimeve të ndërruara për rastet e ndërtimeve me leje dhe lidhjet e oligarkëve me politikanë të lartë.

Në fund Kreu i PD-së tha se sipas statistikave, shqiptarët janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë. Kjo sepse procesi i rregull e ka afatin brenda maksimumit 4 viteve, ndërsa shqiptarët sipas tij presin 15 vite për të shqyrtuar një dosje.

"Përveç kësaj, sulmet e tij ndaj gjykatësve të veçantë që bëjnë ligjin, që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin, janë një inkurajim i madh për krimin, për të gjithë që t’i sulmojnë gjykatës dhe prokurorë dhe me radhë. Ju jeni dëshmitarë se çdo vendim që gjykatësit kanë dhënë në përputhje me ligjin dhe vendimet e tij për ndërtimet me leje apo pa leje, ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve. Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.

Domethënë vendimin e bëri që katet shtesë t’ia falë oligarkëve, u kujtohet ju kur doli derri në thes, pallati i Arben Malokut. Një administrator i Bashkisë së Tiranës. Kur doli pallati i asaj kompanisë që thonë se është i lidhur me Fatmir Xhafën. Fatmiri mendohet se nuk është i veti. Kur doli Syri i Tiranës. Kur doli koka e Edi Ramës. Dolën këto, tani e ndryshon vendimin ky tani. Ata që kanë zbatuar vendimin, i sulmon. Kurse vetë e ndryshon vendimin. A ka gjë më absurde. Ky është në një degradim total të karakterit njerëzor. Tani, do të më falin shqiptarët, nuk bëj mirë që shkoj aty ku nuk duhet, por nuk mund të mos kujtoj se edhe në gen ky ka problem.
Kaq i them dhe Vlora e tërë e di që ky ka një problem shumë serioz.

Dhe i bëj thirrje memories të Vlorës dhe Bregut të zbërthejnë problemin e tij. Ka probleme serioze. Ndaj dhe ne dënojmë. Ka pasur reagime, siç i keni parë, reagime mendoj unë emotive dhe në bindjen time më të thellë, të padrejta, se me asgjë vrasja nuk justifikohet. Me asgjë vetëgjyqësia nuk justifikohet. Por doni ta dini? Ky është rasti flagrant, por u them unë ju në vetëgjyqësi për shkak të këtij sistemi janë qindra të vrarë në Shqipëri gjatë 4-5 viteve të fundit. Janë qindra të plagosur.

Po, po, statistika e investiguesve kjo. Nuk ka gjyqe. Shqiptarët, e kemi thënë 100 herë, 200 herë, janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë. Procesi ligjor i drejtë nënkupton procesin ligjor në kohën e duhur. Shqiptarët nuk e kanë këtë. E kanë pasur afatin 2 deri në 4 vite, maksimumi, të procesit ligjor, tani e kanë 15 vite dhe sipas stokut 230 mijë dosje, përfshi në të gjitha shkallët e gjyqësorit, sipas këtij stoku, specialistët thonë duhen 20 vite," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd astriit kalaja

Sondazh

Poll