Politike

"Ka dëshirë të takohet me Diellën"/ Rama me kryebashkiakun e New York: Të vendosim një linjë direkte udhëtimi

Gjatë fjalës së tij nga Kryeministria, Rama u shpreh se Adams ka dëshirë që të takohet me ministren virtuale të AI, 'Diellën'.

8 Tetor 2025, 13:17 Nga I.A
"Ka dëshirë të takohet me Diellën"/ Rama me
Rama dhe Adams

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim bashkë me kryebashkiakun e New York Eric Adams mesditen e sotme. Gjatë fjalës së tij nga Kryeministria, Rama u shpreh se Adams ka dëshirë që të takohet me ministren virtuale të AI, 'Diellën'. Më tej Rama theksoi se fokusi i bisedimeve me Adams ishin investimet por dhe vendosja e një linje direkte fluturimi Tiranë-New York. 

"Kreu i bashkisë së Neë York më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se ka qenë kyc në vendosjen e disa linjave direkte të Nee York me vende të tjera, dhe duke parë nxitjen tonë për të vënë fluturimin direkt me Neë York. Ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën," tha Rama. 

eric adams edi rama

Sondazh

Poll