Politike

Konferenca e Kryetarëve ,deputetja e PD: E keni kthyer Kuvendin, në rreshtore të PS. Me fondet e BE-së, ngrihen vila në Dhërmi

Gjatë Konferencës së Kryetarëve, Zhupa akuzoi edhe ish-ministren Krifca për vjedhje të fondeve të OLAF-it.

8 Tetor 2025, 11:11 Nga E.d
Konferenca e Kryetarëve ,deputetja e PD: E keni kthyer Kuvendin, në
Foto ilustruse

TIRANË - Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka akuzuar maxhorancën se nuk respekton rregulloren dhe se e ka kthyer Kuvendin në rreshtore të PS-së. Gjatë Konferencës së Kryetarëve, Zhupa akuzoi edhe ish-ministren Krifca për vjedhje të fondeve të OLAF-it. Sipas deputetes së PD-së, paratë e vjedhura nga fondet e BE-së janë përdorur për të ndërtuar vila në Dhërmi.

“Nuk u surprizova. Ju këtu jeni zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren. E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste. Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se nuk keni bërë asgjë për fondet IPARD. Keni bërë! Pasi vodhi fondet, Keni marrë znj. Krifca dhe e keni bërë nga drejtoreshë, ministre nga ministre, këshilltare në Kryeministri. Ndërkohë, me fondet e Bashkimit Evropian, ngrihen vila në Dhërmi.”, tha ajo./Dosja.al

ina zhupa pd ps

Sondazh

Poll