Politike

Homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokurorët e SPAK në rresht marrin pjesë

Të udhëhequr nga kryeprokurori Altin Dumani, prokurorët kanë nderuar Kalanë dhe më pas janë larguar nga Pallati i Kongreseve pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. 

8 Tetor 2025, 10:16 Nga I.A
Homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokurorët e SPAK
Homazhet

TIRANË- Prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë sot në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Të udhëhequr nga kryeprokurori Altin Dumani, prokurorët kanë nderuar Kalanë dhe më pas janë larguar nga Pallati i Kongreseve pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

altin dumani astrit kalaja

Sondazh

Poll