Politike

Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor i Atdheut

Që në nisje të mbledhjes kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.

8 Tetor 2025, 09:57 Nga I.A

Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur me debate mes maxhorancës dhe opozitës ditën e sotme. Që në nisje të mbledhjes kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.

Pas Ballës, ka folur deputeti Tedi Blushi u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke thënë se çdo qytetar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar. 

“Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me një minutë heshtje, por të shndërrojë në temë debati sigurinë e jetës. Krimi ka marre yrysh, shqiptarët më të pasigurt se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin. E turpshme që KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtareve, vetëm pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit”," tha Blushi

Mw tej opozita kërkoi qe institucionet shtetërore të nisin proceduat dhe të shpallin Dëshmor të Atdheut gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja./Dosja.al

astrit kalaja taulant balla

Sondazh

Poll