Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Ambasada britanike: Të merren masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada Britanike ka dënuar aktin e rëndë ndaj gjyqtarit dhe ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes dhe miqve të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.

7 Tetor 2025, 12:40 Nga E.d
Vrasja e gjyqtarit/ Ambasada britanike: Të merren masa urgjente për
Ambasada Britanike

TIRANË - Ambasada Britanike në Tiranë ka kërkuar të merren masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada Britanike ka dënuar aktin e rëndë ndaj gjyqtarit dhe ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes dhe miqve të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.

"Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave" thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

ambasada britanike astrit kalaja ekzekutim

Sondazh

Poll