Aktualitet

Ekzekutimi i gjykatësit Astrit Kalaja, thirret mbledhja e përgjithshme e gjyqtareve të vendit

Kjo mbledhje vjen menjëherë pas ekzekutimit të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, nga autori Elvis Shkambi.

7 Tetor 2025, 12:10 Nga E.d
Ekzekutimi i gjykatësit Astrit Kalaja, thirret mbledhja e përgjithshme
Foto ilustruse

TIRANË - Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të vendit është lajmëruar ditën e sotme në mënyrë urgjente. Kjo mbledhje vjen menjëherë pas ekzekutimit të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, nga autori Elvis Shkambi.

Mbledhja do të mbahet ditën e enjten më datë 9 tetor. Kjo mbledhje vjen menjëherë pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja elvis shkambi atentat

Sondazh

Poll