6 Tetor 2025, 17:24
Nga M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.
Sipas informacioneve për Dosja.al, autori i dyshuar, Elvis Shkambi, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku në orën 14:00 kishte nisur një seancë që lidhej me një çështje pronësie, në të cilën ai ishte palë.
Gjatë seancës, gjyqtari Kalaja u njoh me pretendimet e të dy palëve dhe në fund dha vendim në favor të kundërshtarëve të Shkambit, të cilët më pas rezultuan të plagosur në ngjarje. Pas përfundimit të seancës, Kalaja doli nga salla në drejtim të korridorit të gjykatës, ku u përball me Shkambin, i cili e qëlloi me armë zjarri të tipit pistoletë.
Pas kryerjes së aktit tragjik, autori i dorëzoi armën rojës së sigurisë së gjykatës dhe më pas u largua nga ambientet e institucionit. Ai shkoi pranë një patrulle policie që ndodhej jashtë godinës dhe deklaroi se kishte kryer vrasjen, duke u dorëzuar vullnetarisht.
Ngjarja, që ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik, vuri në pikëpyetje sigurinë në institucionet e drejtësisë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi shtesë që mund të ketë çuar në lejimin e armës në ambientet e gjykatës.
Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë në proces/ Dosja.al
astrit kalaja
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:18
M.L
Astrit Kalaja
TIRANA- Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë tronditi sot thellësisht opinionin publik. Gjyqtari Astrit Kala...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e sotme në...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi Elvis Shkambi qëlloi me...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:56
E. D
Astrit Kalaj, Elvis Shkëmbi
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit ës...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:49
M.L
Gjon Shkëmbi
TIRANA- Vendimi për një çështje pronësie është shkaku që çoi në vrasjen e gjyq...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:47
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Dy prokurorë të SPAK, Adnan Xholi dhe Vladimir Mara kanë mbërritu te Gjykata e Apelit, pas vras...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:34
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën ...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:44
M.L
Elvis Shkëmbi
TIRANA- Elvis Shkambi është arrestuar sot si autor i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Ka...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:40
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u ekze...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:32
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku s...