Aktualitet

“Jam nervozu me këto ngjarje”/ Konflikti për pronën, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit dy vite më parë

Autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, ka pranuar krimin para autoriteteve dhe më herët kishte denoncuar publikisht konfliktet që kishte lidhur me pretendimet për pronësinë e disa godinave në qytetin e Shkodrës, ku sipas tij jetojnë 31 familje.

6 Tetor 2025, 16:49 Nga M.L
“Jam nervozu me këto ngjarje”/ Konflikti për pronën,
Gjon Shkëmbi

TIRANA- Vendimi për një çështje pronësie është shkaku që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë. Në një deklaratë të dhënë për mediat vite më parë, Gjon Shkambi, babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit shprehej:

“Kam një pronë, siç e patë edhe ju, me dokumente të rregullta. Përmbarimi tanimë ka marrë përsipër të lirojë banesat e mia. Është në procedurë të lirojë gjithë banesën. Këta ndërhyjnë me të afërm te përmbarimi. Kam besim se shteti do funksionojë. Bëj thirrje që mos të japin lajme pa ditë se çfarë po japin. Jam nervozuar për këto lajme.”

Sipas burimeve, gjyqtari Kalaja ishte pikërisht personi që po shqyrtonte dosjen e këtij konflikti, i cili ka nisur prej vitesh dhe ka përfshirë disa institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Shkambi pretendonte se ishte pronar ligjor, ndërsa banorët e godinave në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër e akuzonin për falsifikim dokumentesh dhe tentativë për dëbim të paligjshëm.

Vite më parë, përmbarimi kishte refuzuar ekzekutimin e vendimeve me argumentin se dokumentet ishin të dyshimta, gjë që bëri që çështja të zvarritej ndër vite. Sot, konflikti kulmoi tragjikisht me një akt ekstrem brenda sistemit të drejtësisë.

Policia ka arrestuar autorin në vendngjarje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Dy persona të tjerë, babë e bir, mbetën të plagosur nga të shtënat, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet po vijojnë nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që kjo ngjarje ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë në ambientet gjyqësore dhe nevojën për masa të shtuara mbrojtëse për gjyqtarët që trajtojnë çështje me ngarkesë të lartë konflikti./ Dosja.al

elvis shkëmbi

Sondazh

Poll