Aktualitet

"Dënojmë me forcë këtë akt"/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon OSBE: Sulmi i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, OSBE e ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë dhe e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

6 Tetor 2025, 17:18 Nga E. D
"Dënojmë me forcë këtë akt"/ Vrasja e
foto ilustruese

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, OSBE e ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë dhe e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës. Gjithashtu ata kanë shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të vendosin drejtësinë në vend përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

Reagimi i plotë

Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Prezenca e OSBE-së dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë. Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor./Dosja.al

osbe

Sondazh

Poll