Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dy të tjerë të plagosur, ja si paraqitet gjendja e tyre

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën.

6 Tetor 2025, 16:32 Nga M.L
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dy të tjerë të plagosur, ja si
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Elvis Shkambi. Ende nuk është e qartë nëse të plagosurit kanë qenë gjithashtu shënjestra të autorit, apo janë dëmtuar rastësisht gjatë sulmit. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë kriminal./ Dosja.al

gjykata e apelit vrasje

Sondazh

Poll