Aktualitet

Origjina e konfliktit të pronësisë që solli vrasjen e gjyqtarit! Autori pretendonte godinën ku jetonin 31 familje në Shkodër, ato e akuzuan për falsifikim dokumentesh

Sipas burimeve hetimore, konflikti daton disa vite më parë dhe ka origjinën në qytetin e Shkodrës, ku Gjon Shkambi pretendonte se ishte pronari ligjor i një prone mbi të cilën ndodheshin godinat ku jetojnë rreth 31 familje. Sipas Shkambit, ai kishte fituar të drejtën e pronësisë përmes dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore, ndërsa banorët e lagjes “Skënderbeg” e akuzonin për falsifikim dhe uzurpim të pasurisë.

6 Tetor 2025, 16:44 Nga M.L
Origjina e konfliktit të pronësisë që solli vrasjen e
Elvis Shkëmbi

TIRANA- Elvis Shkambi është arrestuar sot si autor i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, dhe plagosjes së dy personave të tjerë, në një sulm të armatosur që ndodhi brenda ambienteve të gjykatës në Tiranë. Motivi i dyshuar i ngjarjes lidhet me një konflikt pronësie, në të cilin gjyqtari Kalaja kishte rol kyç, pasi kishte në shqyrtim dosjen e çështjes.

Sipas burimeve hetimore, konflikti daton disa vite më parë dhe ka origjinën në qytetin e Shkodrës, ku Gjon Shkambi pretendonte se ishte pronari ligjor i një prone mbi të cilën ndodheshin godinat ku jetojnë rreth 31 familje. Sipas Shkambit, ai kishte fituar të drejtën e pronësisë përmes dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore, ndërsa banorët e lagjes “Skënderbeg” e akuzonin për falsifikim dhe uzurpim të pasurisë.

Në vitin 2020, përmbarimi kishte refuzuar të vepronte, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e dokumenteve të paraqitura nga Shkambi. Që atëherë, procesi ligjor është zvarritur ndër vite, mes akuzave të ndërsjella dhe denoncimeve publike nga banorët, të cilët deklaronin se Shkambi kishte nisur prishjen e banesave të tyre në mënyrë të paligjshme.

Godina në fjalë, një ish-shkollë rezervash ndërtimi, ishte banuar nga 31 familje që prej vitit 1992, me një vendim të Bashkisë Shkodër. Banorët këmbëngulin se prona është ende në pronësi shtetërore, ndërsa dokumentet e paraqitura nga Shkambi janë të falsifikuara.

Ngjarja e rëndë kulmoi këtë pasdite në Tiranë, kur Shkambi, sipas Policisë, u paraqit i armatosur në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe hap i zjarr ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe plagosi dy persona të tjerë që ndodheshin aty – babë e bir, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar në vendngjarje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të sulmit, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e pretendimeve të palëve në konfliktin që, pas vitesh në gjykata, përfundoi në një akt tragjik./ Dosja.al

elvis shkambi astrit kalaja vrasje gjykata e apelit

Sondazh

Poll