Aktualitet

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në ambientet e Gjykatës së Apelit, mister si autori futi armën në gjykatë

Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se autori Gjon Shkëmbi e ka kryer vrasjen pasi po humbiste një proces gjyqësor që po gjykohej nga ky magjistrat.

6 Tetor 2025, 16:56 Nga E. D
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në ambientet e Gjykatës së Apelit,
Astrit Kalaj, Elvis Shkëmbi

TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit është ngjarja më e rëndë ndaj sistemit gjyqësor në vend. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se autori Gjon Shkambi e ka kryer vrasjen pasi po humbiste një proces gjyqësor që po gjykohej nga ky magjistrat.

Ngjarja e rëndë ka lënë çdokënd të shqetësuar në vendin tonë. Por pikëpyetjet më të mëdha janë se si Gjon Shkambi mundi të hynte në ambientat e Gjykatës i pajisur me armë.

Kjo për shkak se çdo kush që ka proces gjyqësor apo çdokush që shkon të futet në ambientet e brendshme të Gjykatës i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Por mesa duket kjo nuk ka ndodhur në seancën e sotme, pasi vetë autori ka hyrë lehtë fare në ambientet e brendshme dhe më pas ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit që humbi jetën dhe palës tjetër.

Kjo ngjarje e rëndë solli edhe njëherë në vëmendje mangësitë dhe ngërçet që përballen qytetarët në institucionet në vend./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll