Politike

Mbledhja e grupit të PS/ Balla: Do ngremë komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit socialist, Balla tha se këto komisione janë shumë të rëndësishme. 

6 Tetor 2025, 12:06 Nga I.A
Mbledhja e grupit të PS/ Balla: Do ngremë komisionin e
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar se do të ngrën një komision të posaçëm për reformën zgjedhore. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit socialist, Balla tha se këto komisione janë shumë të rëndësishme. 

Ndërkohë që më tej, Balla theksoi se me afrimin e Shqipërisë në BE, vendi duhet të ketë anëtarët e saj në Parlamentin Europian. Në fund përmendi dhe një komision që do të jetë për reformën territoriale.

"Mund t’ju them se është bërë një punë e mirë me shumë ekspertë, gjej rastin të falënderoj OSBE, Këshillin e Europës. Është në ligj që duhet realizuar brenda këtij sesioni. Çështje e dytë, për të cilën, do ishte mirë të adresohej puna për reformën zgjedhore, duhet të kemi nenet përkatëse të kodit zgjedhor, sa i takon edhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në perspektivën tonë, po afrohet momenti kur Shqipëria duhet të ketë anëtarët në PE. Çështja tjetër ka të bëjë me administrimin territorial. Këto duhen parë për t’i hapur rrugë reformave të reja, lidhur edhe me ndarjen administrative dhe territoriale. Këto komisione janë shumë të rëndësishme. Të plotësojmë vakancat në këto komisione," tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll