Politike

Mesazhi i Berishës pasi doli nga SPAK: McGonigal po e urdhëronte Dumanin që të fshihte dosjen e Arubës

Berisha theksoi se ky veprim është një shkelje e rëndë e integritetit publik dhe një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të zyrtarëve me krimin e organizuar.

6 Tetor 2025, 10:18 Nga I.A
Mesazhi i Berishës pasi doli nga SPAK: McGonigal po e urdhëronte
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK, deklaroi se McGonigal po e urdhëronte Altin Dumanin të fshihte dosjen e Arubës. Berisha akuzoi Dumanin dhe McGonigalin për përpjekje për të fshehur një nga skandalet më të mëdha të qeverisë shqiptare, duke e nxjerrë informacionin mbi takimet në Aruba përmes prokurorive italiane dhe gjykatave belge.

Berisha theksoi se ky veprim është një shkelje e rëndë e integritetit publik dhe një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të zyrtarëve me krimin e organizuar. Ai gjithashtu paralajmëroi qytetarët se do të vijojë të denoncojë çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe për të mbrojtur ata që kanë abuzuar me paratë e krimit.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin. Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik. Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë.

Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane. Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge. Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti. Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon. Por këto kisha për sot për Altin Troplinin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll