Politike

Berisha publikon dokumentin: Irena me 5 mbiemra firmosi prokurë për të hequr ekspulsionin nga Greqia

Gjatë një interviste për gazetarët Berisha deklaroi se Irena Gjoka ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e dekriminalizimit.

6 Tetor 2025, 10:29 Nga E.d
Berisha publikon dokumentin: Irena me 5 mbiemra firmosi prokurë për
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikur dokumentat ku gjyqtarja Irena Gjoka ka firmosur një prokurë për të hequr ekspulsionin nga Greqia. Gjatë një interviste për gazetarët Berisha deklaroi se Irena Gjoka ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e dekriminalizimit.

Kreu i PD-së tha se kjo gjyqtare, e cila paraqitet me pesë mbiemra të ndryshëm mbrohet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe Kryeminsitri Rama.

"Tani kemi një tjetër dokument. Ka një prokurë të posaçme, ku i jep Andon Konomit, Irena Maneku, firma vetë, Stefan Gjoka, nuk ishin martuar akoma këtu se i kanë mbiemrat e ndryshme.
Kjo të ngatërron me pesë mbiemra.
Pra, i jep prokurorën ku i thotë autorizoj avokatin të merret me cështjen e heqjes së certifikatës ekspulso, praktikë e zakonshme kjo për çdo qytetar që i nënshtrohet ekspulsionit.
Këto akte të Irenës me 5 mbiemra, edhe njëherë them, llumi thuhet po t’i quash këta, po t’i cilësosh të tilla... pra, kjo me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e dekriminalizimit.
Ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e vetingut dhe mbrohet nga Altin Troplini, një mercenar, një peng i Edi Ramës, dhe jo vetëm Edi Ramës, të themi.
Ju e shihni se cila është fytyra e vërtetë e kreut të Spakut, ku natyrisht pa diskutim ka njerëz që duan të zbatojnë ligjin, ka njerëz që duan të qëndrojnë me integritet, por duke pasur një drejtues të tillë që nuk ka as ligj as moral, vetëkuptohet se si funksionon institucioni." tha Berisha./Dosja.al

irena gjoka sali berisha altin dumani

Sondazh

Poll