Politike

Si e organizonte tjetërsimin e pronave 'Rrumi', udhëzonte të vëllanë: Çoi sms anonime Ramës dhe Dakos 

Në një episod në dosje, thuhet se 'Rrumi' dyshonte se informacionet për veprimtarine e tij, kanë dalë nga brenda hipotekës së Durrësit.

6 Tetor 2025, 12:00 Nga I.A
Si e organizonte tjetërsimin e pronave 'Rrumi', udhëzonte
Rrumi

TIRANË- Dosja hetmore e SPAK për grupin e Aleksandër Lahos në Durrës, ka xnejrr zbuluar dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave. Në një episod në dosje, thuhet se 'Rrumi' dyshonte se informacionet për veprimtarine e tij, kanë dalë nga brenda hipotekës së Durrësit. 

Për këtë, Laho ka udhëzuar vëllanë e tij Vullnet Muçën, që të dërgonte disa sms anonime te kryeministri Edi Rama, Vangjush Dako dhe Artan Lame. Po ashtu Laho ka urdhëruar që të shkruajnë se Drejtori i Policisë Durrës është i lidhur me bandat.

Pjesë nga dosja hetimore:

Aleksandri dyshon se informacioni për pronat ka dalë nga brenda institucionit (hipotekës) dhe udhëzon Vullnetin që të dërgojë SMS anonime tek Artan Lame, Vangjushi dhe Rama, kundër një personi me emrin Lusi. Gjithashtu, të shkruajnë edhe që Drejtori i Policisë Durrës është i lidhur me bandat. Në orën 20:04, Vullneti i ka dërguar Aleksandrit foto të një sipërfaqeje prone të identifikuar me numër 122/2. Rrumi i shkruan se ajo është kodra dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë./Dosja.al

aleksander laho vullnet muca

Sondazh

Poll