Fotoja e Vangjush Dakos në qeli/ Berisha sqaron pse e hoqi nga rrjetet sociale: Ishte intime
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka sqaruar pse e hoqi nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos në qeli. Ai u tha gazetar&eu...
Berisha nënvizoi se PD po respekton parimin e hapjes dhe mirëpret kandidatura të pavarura, një praktikë që, sipas tij, është përdorur edhe në zgjedhjet e mëparshme dhe që po përhapet edhe në Europë dhe botë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka të paktën 12-13 kandidatura për Tiranën, duke theksuar se vendimi për kandidatin final do të merret nga koalicioni dhe aleatët. Berisha nënvizoi se PD po respekton parimin e hapjes dhe mirëpret kandidatura të pavarura, një praktikë që, sipas tij, është përdorur edhe në zgjedhjet e mëparshme dhe që po përhapet edhe në Europë dhe botë.
"Të garantoj që gjer tani, PD ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Të garantoj për këtë. Siç e dini, ne shpallëm një parim, mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura nga partitë. Ky parim, po të shkoni tek zgjedhjet e vitit 2003, e gjeni të përsëritur. Po përhapet kjo edhe në Europë, edhe në botë. Shpreh mirënjohje për çdo njeri që kandidoi gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve dhe i garantoj për respektin tim më të madh për vendimin e tyre.
Tirana do ketë kandidatin më të dashur ndonjëherë. A e patë ju atë monologun e Ramës me Ogertën? Shiheni pak. Ju lutemi shiheni se si mezi mbante veten për t’i rënë të fikët, dhe çdo tre rreshta vetëm ti je, ne jemi vepra jote, ne kështu, ne ashtu. Se kush do jetë kandidat, do përcaktohet nga koalicioni dhe nga aleatët dhe jo vetëm nga unë. Sigurisht unë kam zërin tim, por këto do i merrni vesh në vazhdim. Edhe njëherë mirënjohje për të gjithë ata që shprehën gatishmëri për t’u përballur me të keqen e madhe, që quhet Edi Rama dhe që është sot njeriu më i damkosur në Europë dhe në botë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka sqaruar pse e hoqi nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos në qeli. Ai u tha gazetar&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se ka konfirmim të plotë për takimin e famshëm n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ...
Sali Berisha TIRANË - Sali Berisha ka deklaruar se kreu i SPAK Altin Dumani po fsheh krimin e dy kandidatëve, të cilët ai preferon p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Altin Dumanipo përdor drejtësinë në mënyr&e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikur dokumentat ku gjyqtarja Irena Gjoka ka firmosur një prokurë p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot dokumente që tregojnë se Irena Gjoka, është p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK, deklaroi se McGonigal po e urdhëronte Altin ...
DURRËS- Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Durrës të Shqipërisë pë...
Erion Veliaj TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka uruar djalit datëlindjen ditën e sotme nga rrjetet sociale. Tek...