Politike

Berisha: Dumani po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

Duke folur për gazetarët, Berisha është shprehur se ka informacione të sakta se Dumani po fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.

6 Tetor 2025, 10:40 Nga E.d
Berisha: Dumani po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që
Sali Berisha

TIRANË - Sali Berisha ka deklaruar se kreu i SPAK Altin Dumani po fsheh krimin e dy kandidatëve, të cilët ai preferon për drejtimin e SPAK. Duke folur për gazetarët, Berisha është shprehur se ka informacione të sakta se Dumani po fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.

Berisha shtoi gjithashtu se Dumani nuk po meret me dosjen e Arubas, ndonëse dosja është këtu prej vitesh. Sipas Berishës ishte më e lehtë për një gazetar italian ta hetonte dosjen sesa për kreun e SPAK, i cili sipas tij kërkon ta fsheh.

"Të falënderoj për pyetjen dhe të garantoj se nuk kam asnjë interes. Por do të paralajmëroj shqiptarët se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do jemi. Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet. Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë. Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.

Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është. Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar. Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta.

Jo, sepse ky pse e do atë? Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime. Edhe njëherë, ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh ti Arubën nga një gazetar italian në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh? Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë. Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve," tha Berisha./Dosja.al

altin dumani sali berisha aruba

Sondazh

Poll